E Shtunë, 31 Tetor 2026

Munter: Serbia të heqë dorë nga Kosova

Ambasadori amerikan në Beograd Cameron Munter ka kërkuar nga qeveria serbe të heqë dorë nga çështja e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare dhe të vendosë një marrëdhënie "miqësore" me shtetin e ri, i cili shpalli pavarësinë e njëanshme vitin e kaluar. "Problemi i Kosovës ka përfunduar me zgjidhjen e statusit të saj. Për opinionin tim rihapja e çështjes së Kosovës nuk është reale",thotë ambasadori Cameron Munter për gazetën serbe "Politika" në fundjave, pjesë të së cilës ka botuar sot gazeta amerikane "Washington times".Munter ka kërkuar nga politika serbe të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri të Kosovës. "Liderët e Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës duhet të bisedojnë si fqinjë mirë dhe të zgjidhin problemin në mënyrën më të mirë, dhe ne do ta mirëpresim atë Kosova është vetëm një element i marrëdhënieve tona multidimensionale të cilat janë të mira. Marrëdhëniet e mira përfshijnë asistencën tonë, zhvillimin e dialogut ushtarak dhe bashkëpunimet shumë të mira në arritjen e sigurisë në tërë rajonion e Ballkanit", vijon Munter.Gjithashtu, Munter i bën thirrje Serbisë të përdorë ushtrinë e saj të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë në Ballkan. "Ne jemi të vetëdijshëm që Serbia ka deklaruar neutralitetin ushtarak, por ne shpresojmë se liderët politikë dhe ushtarakë të vendit do të zgjedhin bashkëpunimi me NATO-n dhe vendet evropiane për të ndarë disa vlera", theksoi ambasadori amerikan.Serbia ka paditur Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vlerësuar mënyrën se si shteti i ri shpalli pavarësinë e njëanshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›