E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,i lumtur për jetën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka deklaruar se "aspekti më pozitiv" siç e cilësoi ai, i presidencës së tij, është fakti që mund të punojë edhe nga shtëpia e tij e të shohë vajzat , Malian dhe Sashan çdo ditë. "Jam i lumtur që tani kam një zyrë kaq të këndshme në ambientet e shtëpisë"- u shpreh Obama duke bërë humor gjatë një interviste televizive për mediat amerikane. "Në përfundim të ditës, unë mund të kthehem në shtëpi edhe pse mund të kem edhe më shumë punë për të bërë. Unë mund të darkoj me to, më dy vajzat e mia, mund t'i ndihmoj të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të përgatisin mësimet" - u shpreh i kenaqur presidenti amerikan, i cili e mori zyrtarisht detyren muajin e kaluar. "Unë mund të merrem me to e të argetohem , e më pas te kthehem sërish në zyrë" - thotë Obama i cili tregon për mënyrën se se e kalon kohën në Shtëpinë e Bardhë më dy vogëlushet e tij, Malian dhe Sashan, pasi ka përfunduar punën. Familja Obama, ishte distancuar disi në raportet familjare gjate dy viteve të fundit, pasi babai i vajzave, dhe presidenti i ri amerikan , ishte i përfshirë në fushatën elektorale të parazgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›