Murale në pallatin e sportit, piktori Arjol Pepi e vesh me ngjyrat e fanellës së Luftëtarit

Rikonstruksioni i pallatit të sportit ka filluar të marri një panoramë tjetër. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të kësaj godine, Arjol Pepi piktori nga Korça, prej tre ditësh ndodhet në Gjirokastër dhe po “derdh” ngjyrat e ekipit të Luftëtarit në këto fasada.
“Ideja është të përdor ngjyrat e ekipit, që është blu dhe e zezë,” thotë piktori Arjol Pepi.
Po çfarë është piktura dhe veçanërisht piktura murale për mësimdhënësin e arteve të një prej shkollave të mesme të Korçës? Piktori na jep një përgjigje mjaft interesante.
A ka menduar ndonjëherë ky i ri si shumë bashkëmoshatarë të tij të emigrojë? Disa prej vepra të artit mural, Arjol Pepi i ka zhvilluar ne shkollën e mesme “Raqi Qirinixhi” në disa prej fasadave të pallateve të Korçës, pediatrinë e re të QSUT në Tiranë etj.
Piktura murale është një risi që po praktikohet vitet e fundit në Shqipëri.
Kjo mënyrë artistike e komunikimit publik, kohët e fundit ka filluar të dekorojë edhe disa fasada të qytetit të Gjirokastrës.
Në fasadën e kopshtit të fëmijëve “Cicërimat” pak kohë më parë u zbukurua me një pikturë murale “Gruaja me krahë” që simbolizon luftën kundër dhunës me bazë gjinore.
Ndërkohë që në kuadrin e 111 mureve të shëtitores së Viroit u dekorua me portretet e disa atdhetarëve si Çerçiz Topulli, Ismail Qemali e Adam Jashari etj.
/RTSH/