E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkolla profesionale në Kukës, interes i lartë nga nxënësit, më shumë mundësi për punësim

Arsimi profesional në Kukës, megjithëse ofron vetëm një degë, vijon të ketë kërkesa të shumta nga nxënësit për t’u regjistruar në degën e Teknologji Informacionit dhe Komunikimit. Mësuesi i kësaj dege Jetmir Axhami tha se nisma e Ministrisë së Arsimit ka shtuar kërkesat për regjistrimin e nxënësve në degë profesionale.

Disa nga nxënësit që kanë zgjedhur të studiojnë  këtë degë thonë se kanë më shumë mundësi punësimi. Axhami tha se ka bëre kërkesë edhe për shtimin e degëve të tjera profesionale. Në këtë degë aktualisht janë të regjistruar 42 nxënës.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›