E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murati rinovon kontraten me Panserraikos

Nga Arben Shemili
Mbreme vone ne oren 23:00 te dates 11-07-2007 Edvin Murati futbollisti yne i kombetares firmosi edhe nje vit per ekipin qe luajti sezonin e kaluar Panserraikos. Murati ishte ne Selanik bashke me menaxherin e tij Sokol Murati (vellai i lojtarit) pasi ishte ftuar nga ekipi Apollon Kallamarja per te biseduar rreth kontrates qe ato i ofruan,pas shume bisedimesh palet nuk rane dakort per pagen pasi klubi Apollonit ofronte nje vlere shume te ulet me ate qe pretendonte lojtari. Nderkohe kishte disa dite qe Murati merrte telefonata nga presidenti i Panserraikosit qe ta bindte per te firmosur edhe nje sezon me ekipin e tij.Duke marre parasysh qe Murati eshte nje idhull i tifozerise se Seres-it pasi ai beri nje sezon te shkelqyer aty duke i shpetuar edhe nga renja ne nje kategori inferiore me lojen dhe golat e tij deri ne ndeshjen e fundit,presidenti i Panserraikosit i beri nje oferte akoma me te mire se sezonin e kaluar per ti plotesuar deshiren tifozerise se tij dhe per te pasur gjithashtu nje lojtar me shume eksperience ne gjirin e kesaj skuadre ku ai do te japi kontributin e tij qe skuadra te ngrihet ne nivele me te larta.I kontaktuar ne telefon mbreme mbasi ka hedhur firmen,Murati u shpreh se duke menduar qe ky mund te jete sezoni im i fundit karrieres time si futbollist,mendova qe ta mbyll ne kete skuader ku i gjithe qyteti me do dhe me rrespekton,nuk mund te pretendoj qe te behem i pasur ne vitet e fundit te karrieres time pasi une e kam siguruar te ardhmen time dhe te familjes ne gjithe keto 16 vite qe luaj jashte shqiperise,parate jane ne planin e dyte per mua,e rendesishme eshte per mua qe te me rrespektojne(gje e cila me ka munguar keto kohet e fundit ne kombetaren e shqiperise) per ate cka kam dhene dhe do te jap ne fushen e lojes deri ne momentin qe do te terhiqem,mendoj se kam qene dhe do te jem shume profesionist deri ne momentin e fundit te karrieres time.I pyetur se me cfare do te meret Murati mbasi te terhiqet nga futbolli?Ai shprehet:Pasi te terhiqem nga futbolli,kam disa projekte te rendesishme qe me presin ne qytetin ku jetoj ne Paris,kam zyren e menaxhimit te futbollisteve ku aktualisht merret vellai im,gjithashtu do te merrem edhe me bisnesin e familjes qe per momentin merret ime shoqe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›