Edhe një shqiptar nga Maqedonia në Bundesliga 2

Reshat Ibrahimi
Pas kalimit të lojtarit më të mirë të vitit 2006 në Maqedoni, Artim Pollozhanit në Bundesligën e dytë të Gjermanisë, është shtruar kërkesa edhe për një futbollist tjetër shqiptar. Mesfushori i Renovës, Agron Memedi ka marrë ofertë dhe garanci për të qenë pjesë e skuadrës SpVgg Greuther Furth. "Kam dorëzuar kërkesën për vizë në ambasadën gjermane në Shkup dhe gjatë vikendit pritet të udhëtoj në Gjermani. Kam marrë ofertë nga Greuther Furth, por fillimisht duhet të kaloj provat dhe më pas të merremi vesh për kushtet. Gjithsesi shpresoj të kaloj me sukses këto testime dhe të vazhdoj karrierën në një prej Ligave më të forta", tha Memedi per Albania-Sport. Ai gjithashtu ka njoftuar se nuk do të ketë kushtëzime dhe probleme nga ana e klubit të Renovës. "Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem nga klubi", tha Memedi. Agron Memedi bashkë me skuadrën e Renovës ka zhvilluar tetë ditë përgatitje në Dojran, kurse nga ekipi i Shkëndijës, fanellën "bardheklatër" e kishte veshur gjatë merkatos së dimrit. "Kuq e zinjtë" , nuk kanë pushim Vullnet Dauti Stafi teknik i skuadrës së Shkëndija '79, kishte planifikuar që ditën e enjte të jetë ditë pushimi për futbollistët por për shkak se janë humbur shumë séance stërvitore, do të mbahet stërvitja edhe të enjten. Sekretari i përgjithshëm i klubit , Hasan Tahiri, deklaroi për Albania-Sport, se skuadrës i është bashkangjitur edhe Argjend Ramadani. "Ramadani me arsyetim ka qenë jashtë skuadrës deri të mërkurën, dhe që nga ajo ditë ai i është bashkangjitur skuadrës. Ndërkohë edhe katër futbollist të rinj do të jenë pjesë e skuadrës së Shkëndijës,"tha Tahiri. Tahiri konfirmoj se bisedimet janë duke vazhduar me biondin tetovar Ismail Ismaili dhe me Ilhami Halimin i cili gjendet në përgatitje me skuadrën e Llokomotiv Plodvivit skuadër e cila është në krizë të thellë financiare. K.F"Shkëndija"79, është duke i konsoliduar radhët e veta për të qenë një skuadër profesionistë. Stafi teknik është në kërkim të përforcimeve të reja. Reparti ku më së shumti ka probleme është ai i sulmit pasi që Aleksandar Tolevski është bërë operacion dhe stafi teknik është hedhur që të gjej një sulmues. Nga burime brenda skuadres mesojme se pritet ardhja e nje sulmuesi Senegalez gjate dites se sotme.