E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, shpresa e Karlsruhes për mbijetesë në Bundesligë

Sfida e tri ekipeve gjermane të ngjitura në Bundesliga 1, Karslruhes, Duisburgut dhe Hansa Rostokut për të mbijetuar midis 18 ekipeve më të mira ishte në vëmendjen e agjencisë Sid. "Pas nëntë vitesh mungesë kthehet Karsruhe si kampione e Ligës së Dytë gjerman në skenën e futbollit të madh duke besuar në mënyrë të vecantë në cilësitë e golashënuesit Edmond Kapllani", shkruhet në shkrimin e botuar nga siti gjerman handelsblatt.com. "Edmondi do të bëhet një i madh", - thotë menaxheri Rolf Dohmen, për shqiptarin 24-vjecar, i cili sezonin e kaluar realizoi 17 gola, dy më pak se Xhovani Federiko (19), që u transferua te Borusia e Dortmundit. Trajneri Edmund Beker beson se ka një skuadër të fortë e cila mund t'i rezistojë kampionatit të vështirë gjerman. "Liga është ndarë në tre pjesë. Në atë të tretin ne i përkasim më të mirëve", - pohoi tekniku i Karlsuhes që e drejton ekipin nga Baden Vyrtemberg nga viti 2005. Karlsruhe ka bërë disa blerje të rëndësishme. Andreas Gërlitc ka ardhur nga Bajerni i Munihut, plejmejkëri Tamas Hajnal nga Kaiserslauterni dhe në repartin sulmues kanë ardhur edhe Kristian Tim (Greuther Furth) dhe Aleksandër Iashvili (SC Freiburg).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›