E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet i penduari në shërbim të drejtësisë

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Petro Nini” në kryeqytet ku është vrarë shtetasi Aleksandër Koliçi, i dënuar më parë për trafik droge por që ishte kthyer në të “penduar” për drejtësinë.

Policia dyshon se dy persona kanë marrë pjesë në vrasje, duke u hakmarrë ndaj 43-vjeçarit për shkak që ky i fundit ka rrëfyer për drejtësinë rrjetin e trafikut të drogës. Megjithatë, kjo nuk është pista e vetme e hetimit.

Rreth tre vite më parë, policia organizoi një aksion të koduar “Poter-Al”, ku u godit një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Në vitin 2008 gjykata e dënoi Aleksandër Koliçin me 4 vite burg dhe 500 mijë lekë gjobë për akuzën e “trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim”, por ai përfitoi ulje të dënimit për shkak të statusit të “të penduarit”. /Start/

                                                                                             2011-07-16 08:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›