E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Papes ne Gjermani te shtena gjate meshes

Papa Benedikti XVI nisi ditën e tretë të vizitës në Gjermani me një meshë në qytetin Erfurt, në stacionin e fundit të vizitës së tij në vendlindje.  Disa qindra metra larg kishës ku mbahej mesha u dëgjuan disa të shtena të cilat cuan në rrethimin e menjëhershëm të zonës . Një person i sigurimit  mbeti i plagosur në  incident bënë të ditur burime te policisë sipas të cilave është arrestuar dhe personi që qëlloi.

Pavarësisht nga ky incident  vizita e Atit të Shenjtë  do të vijojë  sipas planeve.  Më herët ai u takua me pesë viktima të abuzimit seksual nga klerikët dhe u shprehu “keqardhjen e thellë” për vuajtjet e tyre. Zëdhënës të Vatikanit bënë të ditur se Papa u takua me dy burra dhe tri gra  nga vende të ndryshme të Gjermanisë.  Benedikti i siguroi se kisha do të merret me hetimin veprave abuzive. Në kuadër të vizitës së tij Papa u takua me 90 mijë besimtarë në një aktivitet fetar në vendin e pelegrinazhit në Etzelsbach, në Thuringen. Meshës së mbrëmjes i parapriu një shërbim ikumenik në manastirin Augustin në Erfurt.

Në vendet ku dikur ushtroi aktivitetin e tij reformatori Martin Luther, që shkaktoi ndarjen e kishës 500 vjet më parë, Papa deklaroi se  nuk do të ketë ndryshime të shpejta të ikumenisë. Vizita e  Benediktit  është shoqëruar me polemika të shumta pasi Ati i Shenjtë është akuzuar, më parë, nga grupet e viktimave dhe avokatët se  ishte pjesë e një rrethi që në mënyrë sistematike mbron priftërinjtë pedofil.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›