E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Ekonomise diskutime per zhvillimin ekonomik

Ministrat e ekonomive më të fuqishme të botës diskutuan mbi mënyrat e reja të financimit që do të lejonin zhvillimin ekonomik për vendet më të varfra në botë,  ndërsa në axhendë ishin dhe  çështje të sigurisë ushqimore dhe infrastrukturës.

"Ministrat e G20 për herë të parë debatuan mbi burime të reja financiare, të tilla si taksa për transaksioneve dhe për karburantin  e përdorur për transportin ajror dhe detar," bëri të ditur  Ministri francez i Financave Francois Baroin.  Iniciativa është mbështetur nga themelusi  i
Microsoft Bill Gates i cili  ëshët shprehur se taksa e transaksioneve mund të ndihmojë  zhvillimin e vendeve të varfëra. Fondacioni Gates është ngarkuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy për të shqyrtuar mënyrat  se si G20 mund të mbledhë para për vendet më të varfra në botë, duke përfshirë mbylljen e një hendeku rreth $ 80 miliardë - 100 miliard $ fonde për të luftuar ndryshimin e klimës.

Në një raport paraqitur para ministrave të G20, miliarderi filantrop propozoi  tatimit  e transaksioneve financiare, duhanit,dhe karburantit të  përdotrur nga avionë dhe anije. Ndonëse disa nga vendet më të fuqishme të botës përballen me  kërkesën për reduktimin e buxheteve G20  shqyrton mënyra të reja financimi apo dhe  investime në infrastrukturë  që  do të nxisnin  daljen e vendeve nga varfëria përmes projekteve energjetike si dhe  ndërtimin  e rrugëve dhe hekurudhave.Franca ka udhëheqjen e rradhës të G 20  e projektet e diskutuara në rang ministrash do të jenë  në axhendën e bisedimeve  në samitin e Kanës në fillim të muajit nëntor

Delina Biraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›