Hart: Tevez, i përkushtuar ndaj skuadrës

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, pohon se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë respekt për Carlos Tevezin dhe besojnë se ai është i përkushtuar tërësisht ndaj skuadrës. Pas deklaratave se dëshiron të largohet nga klubi, trajneri Roberto Mancini i mori argjentinasit shiritin e kapitenit, megjithatë përkundër spekulimeve të shumta, Tevez qëndroi në Etihad Stadium.
“Kam shumë respekt për Carlosin, sepse ai është një djalë i shkëlqyer dhe një futbollist i madh. Ai nuk ka pasur asnjëherë mungesë respekti për klubin, në asnjë lloj forme apo të mos na ketë respektuar neve si bashkëlojtarë”, ka thënë Hart.