E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Asnjë s‘më merr dot nga Interi

Hose Murinjo do të jetë trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtid. Kjo të paktën sipas britanikes "News of the World", që ka shpjeguar se si Junajtid ka përzgjedhur pikërisht trajnerin luzitan, si njeriu i duhur për pas-Fergusonit. I intervistuar pas garës Inter-Xhenoa, "Special One", ka përgënjeshtruar çdo zë në lidhje me këtë tratativë të mundshme, e ardhmja e tij është dhe do të jetë zikaltër: "Mançester? Askush nuk më merr dot nga Interi, derisa Doktor Morati nuk do të dojë të punojë më me mua, sepse këtu unë kam një kontratë katërvjeçare dhe jam shumë mirë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›