E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, tifozët u hedhin vezë lojtarëve

Pas humbjes me Udinezen, rreth 50 tifozë të Romës u grumbulluan në ambientet stërvitore të klubit në Trigoria, duke shkaktuar trazira dhe kontestuar lojtarët. Pas disfatës, që konfirmoi momentin e krizës, verdhekuqtë u "kyçën" në rezidencën e tyre, por kjo nuk i frenoi mbështetësit e inatosur. Disa prej tyre kapërcyen muret rrethuese dhe të "armatosur" me vezë, sulmuan godinën, autobusin e skuadrës dhe makinat e disa lojtarëve. Nuk munguan as parullat: "Shkoni stërvituni" dhe "T‘ju vijë turp".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›