E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo-Casillas paqe pas luftës

Ka përfunduar me një shtrëngim duarsh lufta midis portierit të Realit të Madridit, Iker Casillas dhe trajnerit Hose Murinjo.

Pas uljes në stol në ndeshjen përballë ekipit të Malaga-s dhe luftës mediatike, Casillas-Murinjo janë parë që të shtrëngojnë duart në stërvitjen e parë pas Krishtlindjeve.

Përpara se të zbrisnin në fushë të personazhet janë takuar në ambjentet e klubit për të sqaruar mos aktivizimin në ndeshjen e Rosaledas.

Gjatë stërvitjes Iker Cassillas është pritur me brohoritje dhe thirrje nga tifozët në shkallët e stadiumit, ndërsa Murinjo ka humbur besimin e merenguesve.

(d.b/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›