Murinjo Do fitoj gjithcka ketu dhe me pas ne Premier League
Dua te kthehem te stervit ne Angli pa dyshim por nuk kam pse te nxitohem. Trajneri i Realit te Madridit Zhoze Muronjo konfirmon deshiren per tu rikthyer ne Angli pas eksperiences se lumtur te Celsi. Por jo para se te kete shkruar historine me ekipin madrilen kryesues te La Ligas. Reali i Madridit eshte nje klub terheqes dhe me pelqen shume te punoj ketu. Prandaj mendoj ende te punoj mire ne Madrid dua te shkruaj historine e ketij klubi sic kam bere me Porton Celsin e Interin. Punoj gjithnje me te njejtin pasion e deshire per klubin dhe per vlerat personale te lojtareve te mi. Te Reali nuk dua te jete ndryshe. Me hapjen e sesionit dimeror te merkatos Real Madridi mund te shpresoje te nje perforcim i shkelqyer braziliani Kaka. Special One shpjegon se blerja jone e merkatos se ardhshme do te jete Kaka nje perforcim fantastik per ne. Kush mund te bleje nje me te mire se Kaka ne janar Ne merkato nuk shoh asnje lojtar te nivelit te tij ka thene tekniku luzitan ne prag te rikthimit te brazilianit te demtuar. Murinjo ka nje kerkese speciale per drejtuesit madrilene. Nje fenomen si Zidane duhet te qendroje ne boten e futbollit dhe duhet te punoje te Real Madridi. Per kete arsye kam folur me presidentin Florentino Perez. Po studiojme se cili pozicion do te ishte me i miri per te shfrytezuar njohjet e tij ne futboll. E dua prane meje ka theksuar Murinjo ne lidhje me ish-yllin e Realit dhe Juventusit ka qene nje lider ne dhomat e zhveshjes dhe ne fushe.