E Diel, 1 Nëntor 2026

Alegri Me Okserin luajme per dy rezultate nga tri te mundshme

Kuqezinjte ne Champions League pa Pirlon dhe Antoninin. Sedorf do te jete ne formacionin titullar ne vend te Ronaldinjos Me nje fitore ne France Milani do te siguronte kualifikimin ne turin tjeter

Jane ne vendin e pare ne kampionat dhe tashme kane match point-in e pare per tu kualifikuar ne fazen tjeter te Champions League. Per te siguruar nje bilete per ne 1/8 e aktivitetit me prestigjioz per klube ne Europe udhekryqi i Milanit eshte sfida e sotme ne fushen e Okserit. Skuadra franceze renditet e fundit ne Grupin G dhe kuqezinjte i kane mposhtur ne ndeshjen e pare te ketij edicioni me rezultatin 2-0 me dygoleshin e Zlatan Ibrahimovic. Megjithate skuadra e drejtuar nga Zhan Hernandez duket se eshte rikthyer ne gare pas fitores perballe Ajaksit te regjistruar 20 dite me pare. Milani ndodhet ne vendin e dyte me 5 pike Ajaksi ka 4 ndersa Okseri vetem 3. Nje fitore e italianeve e kombinuar me nje fitore te Realit te Madridit 10 pike do te bente qe Djalli te siguronte matematikisht kualifikimin nje tur perpara mbylljes se grupeve. Jemi te vetedijshem per faktin se kjo eshte nje ndeshje mjaft e rendesishme deklaroi trajneri Masimiljano Alegri. Okseri po perjeton nje moment te mire. Ata po paraqiten mire ne fushen e tyre si nga pikepamja e lojes ashtu edhe per rezultatet e regjistruara. Ne kete ndeshje kemi ne dispozicion dy nga tri rezultatet e mundshme dhe nese nuk arrijme te fitojme do te synojme kualifikimin ne sfiden e fundit me Ajaksin. Drejtuesi i stolit te Milanit e ka te qarte formacionin qe do te hedhe ne fushen e lojes. Pavaresisht fjaleve te mira qe ka thene per Ronaldinjon Eumlshte stervitur mire po impenjohet dhe po paraqitet ne menyre te kenaqshme sipas te gjitha gjasave trajneri do ta ule brazilianin serish ne stolin e rezervave. Dinjo mund te luaje vetem si zevendesues ashtu si ndodhi ne ndeshjen e se shtunes me Fiorentinen ndersa ne formacionin titullar pritet te kete hapesira per Klarens Sedorf.

Per sfiden me Okserin Alegri nuk e ka grumbulluar mesfushorin Andrea Pirlo i cili ende nuk eshte ne formen optimale dhe mbrojtesin Luka Antonini i cili ka pasur probleme fizike. Tekniku nuk ka ndermend ti rrezikoje dy lojtaret ndersa nuk harroi sulmuesin Filipo Inzagin Natyrisht na vjen keq per demtimin qe pesoi pasi po paraqitej mire. Ai eshte nje element mjaft i rendesishem dhe do tia ndiejme mungesen. Ne fund te konferences Alegri ka folur edhe per kolegun Rafa Benitez qe po perjeton nje moment mjaft te veshtire tek Interi. Tekniku zikalter ndodhet ne pozita shume delikate e pas humbjeve ne kampionat ka per detyre nje fitore ne Champions perballe Tuentes ne menyre qe Interi te mos rrezikoje eliminimin. Benitez Nuk po perjeton nje moment te mire por ai i ka te gjitha cilesite per ta zgjidhur kete situate te veshtire ishte pergjigjja diplomatike e Alegrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›