Menez eshte arma plus ndaj Bajernit
Pak llogari. Roma kunder Bajernit duhet te fitoje. Kete e di Klaudio Ranieri i cili nuk deshiron te rrezikoje te jete i detyruar te marre tri piket ne transferten e fundit ndaj Kluzh. Po ashtu ai deshiron te perfitoje nga nje Bajern tashme i kualifikuar. Nuk pres nje kundershtar te dorezuar deklaroi ai por me shume kampione ne fushe. Nuk ka vazhdimesi ne kampionat por ne Champions po. Ne cdo rast ne hyjme ne fushe per te fituar ndeshjen. Bajerni eshte -14 pike nga kreu i Bundesliges por ne Europe deri tani bavarezet nuk kane gabuar asnjehere madje duke i dhene nje leksion te mire Romes ne Allianz Arena. Per Ranierin ne fushe do te jete Pizarro De Rossi Borrielo po ben gjithcka po shenon dhe ndihmon ekipin por arma e vertete e verdhekuqve mban emrin e Xheremi Menez Ka bere hapa gjigante nga viti i kaluar ndihet i dashuruar nga shoket dhe publiku.