Frenk Riberi kthehet titullar kunder Romes
Bajern Mynih u kualifikua per ne 1/8 e Champions arrin ne Rome me nje grup te reduktuar nga nje seri e gjate demtimesh dhe kualifikimesh. Ne fakt konfirmohet edhe mungesa e kapitenit Van Bomel qe vazhdon te kete probleme muskulore dhe do te qendroje ne Gjermani bashke me te demtuarit e tjere Roben Badshtuber Klose e Olic ndersa Bastian Shvajnshteiger eshte i skualifikuar. Van Gal ka deklaruar se ka ndermend te perdore ndeshjen e Olimpikos per tu dhuruar minuta te rendesishme lojtareve ne veshtiresi fizike dhe i pari ne liste eshte sigurisht Frenk Riberi pasi ka luajtur disa minuta ne dy ndeshjet e fundit ne kampionat francezi mund te kthehet titullar pikerisht ndaj Romes. Mes te tjerave mund te shihet ne fushen e lojes edhe Diego Contento mbrojtesi i majte me origjine napolitane i cili kishte vuajtur kohet e fundit nga disa probleme muskulore.