Murinjo: Inter është një makinë fitoresh
"Interi i ngjan gjithnjë e më shumë Çelsit të viteve 2004-2005: një makinë fitoresh". Ky është një mendim i Hoze Murinjos, trajnerit të Interit në këtë fund viti. Ai shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë pjesë të sezonit: "Dëshiroj ta bëjë klubin zikaltër në një klub më të mirë dhe jam i lumtur për punën e deritanishme, thotë ai për mikrofonat e ‘Inter Channel" e ‘Sky Sport News‘ të Anglisë. Kam në dispozicion lojtarë shumë të fortë, të bindur se mund të fitojnë kudo".