E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, Ouen është objektivi i ri

Shtatë milionë sterlina. Kjo është oferta që Mançester Siti po mendon t‘i bëjë Njukasëllit për blerjen e Majkëll Ouen (29 vjeç), kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor 2009. Menaxheri Kiniar mund të mendojë ta shesë gjatë merkatos së janarit, për të mos rrezikuar ta humbasë në kuotën zero në qershor. Sitizens interesohen edhe për paraguaianin Roke Santa Kruz, por Sem Allardise, menaxheri i ri i Blekbërn, ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga sulmuesi i tij për një shifër më të vogël se 20 milionë sterlina.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›