E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Interi, më i fortë se dëmtimet dhe problemet

Trajneri zikaltër lavdëron skuadrën e tij: Të parët? E prisja, jemi një ekip special

“Kemi 45 pikë. E prisja që të ishim të parët dhe të kishim 40 deri në 47 pikë”. Siguria e zakonshme, Murinjo ngre në qiell Interin i tij: “Vazhdojnë problemet, ka thënë ‘Special one’, por gjithsesi sërish kemi një skuadër speciale”. Mbi skuadrën anti-Bari: "Kuarezma, Pandev, Milito e Baloteli janë mirë, mendoj për një skuadër ofensive”. Një “mendim” për Milanin: “Luajnë blofin për titullin? Nuk e di. Mua nuk më është dashur kurrë të luaj blofin”. Duke vazhduar për temën-kampionat, Murinjo ka kujtuar se “nuk ka kampionë në janar. Ka edhe shumë kohë deri në fund. Milani mund ta fitojë titullin, për mua janë ende në luftë edhe Juve e Roma. Problemet e Juvetusit? Nuk janë puna ime. Unë drejtoj Interin, ne kemi 45 pikë: një mrekulli, por që e prisja. Si trajner i Interit, mendoj që jemi mjaftueshëm të fortë për të arritur të parët në maj”. Duke folur për zikaltërit, trajneri ka spostuar vëmendjen mbi dy djaloshët e urryer dhe të dashur njëkohësisht, Baloteli e Santon: “Shumë herë kam folur mirë për Marion dhe më pas jam detyruar të bëj një hap prapa. Herët e tjera kam folur keq dhe më është dashur të mendohem sërish. Pas ndeshjes së luajtur me Kievon, kam thënë se do ta harroja kartonin dhe deklaratat e tij. Kur ai luan në atë mënyrë, është një potencial për ne dhe mund ta shtyjë trajnerin të gjejë një modul më adapt për të". Titullar potencial në “San Nikola”, pas shumë kohësh, edhe Davide Santon: "Nuk më duhet të mendoj për Botërorin. Një lojtar që luan në klubin e tij, nuk duhet të mendojë për Kombëtaren dhe Botërorin. Duhet të stërvitet mirë në 100% dhe kaq”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›