Dua ta mbaj Riberinë te Bajerni
Karl-Hainc Rumenige
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën që ta mbajë Frenk Riberinë në skuadër. Pavarësisht spekulimeve se gjermanët janë të gatshëm ta shesë yllin francez në rast se klubet e interesuara do të paraqiten me një ofertë të kënaqshme, numri 1 i bavarezëve deklaroi: “Objektivi ynë kryesor është që të rinovojmë kontratën me Frenkun. Do të bëj të pamundurën që kjo të realizohet dhe për ta bindur mos të largohet nga Bajerni”. Gjithsesi, në prononcimin për gazetën “AZ”, Rumenige u tregua realist: “Nuk mund të them përpara kohe nëse do ta realizojmë këtë objektiv, por ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë për ta mbajtur lojtarin”.
#