Murinjo: Jap Superkupën për titullin Kampion
El Clasico
Trajneri i Realit vlerëson më shumë arritjen e titullit Kampion të radhës sesa të fitojë Superkupën e Spanjës
Në prag të takimit të Superkupës së Spanjës, trajneri i Realit të Madridit ka folur gjatë në një konferencë për shtyp. Ai ka analizuar gjendjen e skuadrës së tij, si dhe synimet që ka për të ardhmen. Për të duket se më i rëndësishëm është fitimi i titullit Kampion sesa të luajë sot për fitoren kundër Barcelonës në Superkupë. Megjithatë, ai ka ironizuar edhe me futbollistët dhe trajnerin e Barçës për sa u përket deklaratave të tyre.
Unë mendoj të mos shënojmë në këtë takim. Nuk e dëshiroj këtë trofe, pasi në synimet tona të këtij viti është vetëm fitimi i titullit Kampion. Edhe pse Superkupa është një motivim për të fituar La Liga-n, unë e shoh në plan të dytë, pasi në qëllimet e skuadrës kjo nuk ndikon aspak. Për sa u përket kundërshtarëve historikë të Barcelonës dhe sidomos trajnerit dhe disa lojtarëve, ai ka thënë: Unë nuk pres asgjë prej Vilanovës. Ne kemi pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ne kemi qenë së bashku në trajnimin e bërë në Francë pak ditë më parë, por mos prisni tolerime. Përvoja tregon se kush do ta ndihmojë njëri-tjetrin në këtë drejtim,- përfundon Special One.
Mbeten jashtë
Në ndeshjen e ditës së sotme, që do të luhet në orën 22:30 në stadiumin Camp Nou, trajneri i madrilenëve nuk do të ketë në fushë mbrojtësin portugez Pepe. Pas dëmtimit në javën hapëse të kampionatit, mbrojtësi është i destinuar të qëndrojë disa ditë jashtë fushave. Por, përveç mbrojtësit me shumë mundësi jashtë formacionit do të qëndrojnë Kaka, Shahin dhe Karvajo. Ende nuk dihet pse trajneri Murinjo nuk i ka lënë këta futbollistë jashtë formacionit, pasi në konferencën për shtyp, të dhënë për mediat spanjolle, ai nuk ka preferuar të flasë.
Kaka
Për sa i përket mesfushorit brazilian të Realit, Rikardo Kaka, trajneri i ka mohuar të gjitha faktet që tregonin se lojtari ka qenë i shumëkërkuar nga drejtuesit e Milanit. Për më tepër, Special One deklaron: Nuk kemi pasur kurrë një ofertë-kërkesë zyrtare për Kakanë nga drejtuesit e Milanit. Në Milanelo di që është folur gjatë, por në dyert e Realit nuk ka mbërritur një ofertë për mesfushorin brazilian. Ndërsa lojtari pritet të jetë pjesë e formacionit në ndeshjen e Superkupës kundër Barcelonës në mbrëmjen e sotme.
Taktika
Në sfidën e shumëpritur, jo vetëm për spanjollët, por edhe për sportdashësit e mbarë botës, të gjithë janë kuriozë për formacionet e mundshme. Kush do të luajë dhe kush nuk do të luajë, ndërsa të dhëna të ndryshme nga gazetat spanjolle tregojnë këto formacione për të dyja ekipet që do të ndeshen sot për Superkupën. Barcelona do të luajë me formacionin sulmues, pra me Fabregas, Sançez dhe Mesin, ndërsa madrilenët do të përgjigjen më një luftëtar më pak, pasi Higuain së bashku me CR7 do të luajnë të avancuar, ndërsa i mbështet turko-gjermani Mesut Ozil. Ndërsa në radhët e katalanasve pritet të debutojë edhe blerja më e re, Aleksi Song.
Barcelona(4-3-3): Valdes, D. Alves, Pique, Pyjol, Adriano, Busket, Ksavi, Injesta, Fabregas, Sançez, Mesi. Trajner: Tito Vilanova.
Real Madrid (4-3-1-2): Kasijas, Ramos, Albiol, Arveloa, Marçelo, Khedira, Ksavi Alonso, Di Maria, Ozil, Higuain, Ronaldo. Trajner: Zhoze Murionjo.
Riaftësime: Te Barcelona është riaftësuar Vila dhe Pyjol, të cilët kanë luajtur me mëdyshje në takimin e parë në kampionat, ku kanë shënuar edhe gola
Murinjo: Jap Superkupën për titullin Kampion burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip