E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy muaj negociata, Gjika rikthen Barcelonën në Vlorë

Gazeta Shqip

100-vjetori

Vijnë inspektorët, takimi mund të luhet në nëntor

Fjalët e para të dala rishtas për miqësoren FlamurtariBarcelonanë qytetin e Vlorës, tashmë janë realitet. Ditën e djeshme, në qytetin e flamurit ka zbarkuar një delegacion ngaBarcelonapër të inspektuar terrenet dhe kushtet e sigurisë së stadiumit Flamurtari për takimin që do të luhet në nëntor për 100-vjetorin e Pavarësisë. Stadiumi është rikonstruktuar këtë verë dhe i është shtuar edhe impianti i ndriçimit për të zhvilluar dhe takime në orët e vona të mbrëmjes. Ndërsa dhomat e zhveshjes kanë pasur një inspektim më të rreptë, pasi aty do të qëndrojnë yjet e futbollit europian. Si fillim, është rënë parimisht dakord takimi mes dy skuadrave, që do të ritakohen me njëra-tjetrën pas 24 vitesh. Dihet që në ndeshjet e Flamurtarit në kompeticionet europiane, skuadrat kanë barazuar dy herë dhe kanë ndarë nga një fitore me njëra-tjetrën. Për vlonjatët mbahet mend goli i Sokol Kushtës në fitoren e famshme 1-0 në vitin 1887, ndërsa në ndeshjen e kthimit janë mundur 4-1. Për sa u përket ngjarjeve të momentit, të ardhurit nga Barcelona kanë pasur edhe një takim me kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili është edhe president i klubit Flamurtari.

Negociatat

Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka pranuar se ka 2 muaj që kërkon të arrijë këtë akord. Ndërsa shpreh se kjo është surpriza më e mirë që mund tu bëj sportdashësve vlonjatë për 100-vjetorin e Pavarësisë

Dy muaj negociata, Gjika rikthen Barcelonën në Vlorë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›