Britani-Shqiperi marreveshje per shkembim te informacionit kriminal

Basha Marreveshja simbolizon shkallen e larte te besimit per punen e policise shqiptare. McIIwham Kjo marreveshje siguri per kufijte tane
Mes Britanise dhe Shqiperise eshte firmosur nje marreveshje dypaleshe per shkembim te informacionit kriminal mes dy vendeve. Kjo marreveshje u nenshkrua dje nga ambasadorja Britanike Fiona McIlwham dhe ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha. Lidhur me produktin qe do te sjelle ne te ardhmen kjo marreveshje ministri i Brendshem deklaroi se nenshkrimi i marreveshjes eshte simbolik ne disa plane. Se pari simbolizon shkallen e larte te besimit qe ka fituar policia shqiptare nepermjet punes dhe rezultateve te kesaj pune. Se dyti simbolizon nje shkalle te re te bashkepunimit e cila sot ndertohet me policine britanike eshte ne planifikim dhe ndertim e siper me policite e disa prej vendeve te tjera te medha te BE dhe natyrisht ky eshte nje votebesim i aftesive te policise shqiptare demonstruar nepermjet rezultateve te saj ne lufte kunder krimit te organizuar duke perfshire ketu krimin e organizuar transkufitar dhe qe do te coje ne nenshkrimin se shpejti te marreveshjes operative edhe me Europolin. Ministri Basha theksoi edhe nje here vullnetin e qeverise Berisha per lufte me tolerance zero kunder krimit te organizuar per ta bere Shqiperine vendin me koston me te larte dhe fitimet me te uleta per krimin e organizuar. Konsolidimi i metejshem i bashkepunimit me policite e vendeve te BE-se mbetet prioritet kryesor i qeverise dhe ne kete kuader nje deshmi e forte se puna e palodhur e Policise se Shtetit dhe organeve te tjera te zbatimit te ligjit e cila coi ne vendimmarrjen historike te heqjes se vizave jo vetem nuk ndalon jo vetem nuk ngadalesohet por intensifikohet me tej - deklaroi ministri Basha. Pas nenshkrimit ambasadorja britanike u shpreh se ky nenshkrim shenon nje hap te rendesishem ne thellimin e bashkepunimit ne mes Mbreterise se Bashkuar dhe Shqiperise ne fushen e zbatimit te ligjit. Marreveshja do te forcoje bashkepunimin ne fushat e zbulimit te krimit mbrojtjes publike dhe identifikimin e autoreve. Ajo theksoi se krimi i organizuar paraqet nje kercenim shume real dhe te rrezikshem per te dyja vendet tona. Me krijimin e ketij shkembimi informacioni me Shqiperine ne synojme te sigurojme se ata te cilet mendojne se mund te kalojne kufijte dhe te kryejne krime ne menyre anonime te gjenden dhe te sillen para drejtesise. Ajo shtoi se Bashkimi Evropian ka theksuar nevojen qe Shqiperia te forcoje zbatimin e ligjit dhe te rrite perpjekjet per te luftuar krimin e organizuar si esenciale per perparim te metejshem ne BE. Komisioni beri thirrje per hetim me proaktiv te krimit te organizuar. Britania e Madhe e mbeshtet kete dhe sheh perpara per te vazhduar punen me autoritetet shqiptare per ta bere realitet. Ambasadorja perfundoi duke theksuar se qeveria e Mbreterise se Bashkuar ka investuar dhe vazhdon te investoje ne forcimin e kapaciteteve te agjencive te zbatimit te ligjit te Shqiperise policia prokuroria dhe gjyqesori. Ne kemi bere progres te rendesishem. Kjo marreveshje ofron nje mjet te rendesishem shtese. Kyc tani jane rezultatet e prekshme rezultatet konkrete te rasteve dhe operacioneve te suksesshme qe tregon angazhimin e Shqiperise per luftimin e krimit te organizuar brenda dhe jashte vendi.