Murinjo: Ndaj neshi japin shumë lehtëkartonat
MADRID- Reali i Madridit do të luajë një betejë tepër të fortë të shtunën në mbrëmje, kur të përballet në La Korunja me Deportivon. Duke parë sfidën e vështirë të Barcelonës në Majorka, madrilenët kanë një shans për t’u afruar me kreun e renditjes. Pas barazimit me Lionin, Murinjo ka kërkuar nga skuadra e tij që të ketë kujdes në “Riazor”, ndonëse vendasit ndodhen vetëm 3 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. “Edhe këtë sezon, kur ata nuk po ecin aspak mirë, në shtëpi kanë humbur vetëm dy ndeshje, - deklaroi Murinjo. – Janë një ekip i vështirë në shtëpi dhe për ne nuk do të jetë aspak e lehtë. Të gjitha skuadrat luajnë shumë të motivuara ndaj Realit të Madridit”.
Edhe këtë herë, tekniku portugez nuk ngurroi të bënte polemika mbi arbitrimin në Ligën Spanjolle. “Shoh që është shumë e lehtë të nxjerrësh kartona ndaj futbollistëve të Realit, ky gjykim nuk është i barabartë. Për të njëjtat gjëra, disa skuadra marrin më shumë kartona, ndërsa disa të tjera janë më të mbrojtura”, deklaroi 48 vjeçari. I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë të premten në mëngjes nga Pep Guardiola, se Murinjo është një trajner me më shumë prestigj, portugezi u përgjigj: “Mendoj se edhe ai ka një prestigj të madh, pavarësisht sesa vite ka në drejtim. Ka trajnerë me 40 vite karrierë dhe askush nuk i njeh. Guardiola nuk ka shumë kohë si trajner, por ka bërë mjaftueshëm për t’u konsideruar një nga më të mirët në botë”.
Për ndeshjen e së shtunës, Reali do të ketë të gatshëm edhe Kristiano Ronaldon.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Murinjo: Ndaj nesh i japin shumë lehtë kartonat