E Shtunë, 31 Tetor 2026

Didier Deschamps në planet e Chelsea

Londër, 25 Shkurt NOA – Në fund të këtij sezoni rrugët mes Carlo Ancelottit dhe Roman Abramovich me shumë mundësi do të ndahen. Ka disa javë që janë përfolur emrat e shumë trajnerëve që shihen si zëvendësues të teknikut italian. Ai më i fundit është i francezit Didier Deschamps. Trajneri aktual i Marsejës, sipas “Le 10 Sport”, është ndër më të preferuarët për të mbërritur në Stamford Bridge, si për eksperiencën si lojtar dhe për atë çka po shfaq si trajner. Marseja i ka propozuar atij një rinovim të kontratës deri më 2014, por Deschamps, duhet thënë se gjithmonë ka qenë i tërhequr nga ideja për të provuar një aventurë në Ligën Angleze dhe diçka e tillë mund të ndryshojë mendjen e francezit.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeChelsea mendon për KakaChelsea, 58 milionë euro për FabregasChelsea, Abramovich nuk ndalet: Hamsik dhe SancezChelsea kërkon dhe Cavanin Lidhje: Chelsea, Didier Deschamps

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›