E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Suksesi, ne te ardhmen

Pas humbjes se trofeut te pare trajneri portugez i Interit nuk eshte shfaqur i demoralizuar. - "Ne humbem. Cfare mund te them? Nuk jam i lumtur, por me pelqen qe lojtaret e mi treguan karakter dhe menduan deri ne fund qe te fitonin ndeshjen," - saktesoi trajneri zikalter. - "Interi nuk kishte fat ne perballjen e djeshme. Humben rreth 12 raste te pastra per shenim. Lacio iu gezua fitores, por e ardhmja do te jete ne anen tone. Jam i kenaqur me lojen, jo me rezultatin dhe po te mos ishte nje finale mendoj se ne pergjithesi ne te tilla ndeshje, fitoret mund t'i sigurojme me nga dy gola diference. Jam shume i sigurte te suksesi qe do te arrijme ne te ardhmen."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›