Kuzhe, jo portierit te trete ne kombetare
Trajneri kroat i kombetares nuk ka thirrur tre portiere, si paraardhesi i tij, Ari han, por vetem dy, qe jane Isli Hidi dhe Sajmir Ujkani. Josip Kuzhe, ne mungese te Portierit Arjan Beqaj te demtuar, e ka reduktuar numrin e portiereve ne ndeshjen miqesore ndaj Qipros, me qellim qe t'iu jape me shume mundesi llojtareve te reparteve te tjera qe te testohen, para vendimeve qe do te marre trajneri, ne vigjilje te "Euro 2012". Portieri i pare i kombetares ka munguar pothuajse gjate gjithe sezonit te kaluar. Ai eshte demtuar papritur, pas rikthimit ne fushe, ne nje seance stervitjeje me kombetaren tone. Portieri ne kontrate me qipriotit e Anorthosis Famagusta duhet te shpresoje ne rikuperimin sa me te shpjete, qe te rikthehet ne fushe per ta nisur mbare edicionin tjeter. Rikthimi i portierit te pare eshte parashikuar ne muajin shtator, por jane te pakta shanset qe ai te rikthehet edhe ndaj Danimarkes.