E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi deshton, trofeu i Superkupes i perket Lacios

Lacio ka mundur kampionet e Italise, Interin 2-1, ne Stadiumin e Pekinit, i mbushur plot me tifoze, duke fituar Superkupen e Italise, per here te trete ne historine e saj. Interi ishte ekipi me i mire dhe e meritonte ne fund fitoren. Zikalterit zhvilluan nje ndeshje te pelqyeshme, por dy golat e Lacios, me autore Matuzalem dhe Rokin, brenda dy minutave loje, ne pjesen e dyte te ndeshjes ishin percaktuar per ekipin kryeqytetas qe t'i gezohej ne fund triumfit. Samuel Eto shenoi golin e pare me fanellen e Interit, kur kishin mbetur edhe dhjete minuta ne loje, por kjo nuk rezultoi e mjaftueshme per te arritur te barazimi, apo per te fituar trofeun. Interi kontrolloi lojen ne pjesen me te madhe dhe Lacio e ndeshkoi ne momentin me te mire. Blerja e veres per kampionet e Italise, Samuel Eto dha pershtypje pozitive ne pjesen e pare te ndeshjes dhe ne minuten e 11-te ai tregoi shkathtesine e zakonshme, duke dribluar mbrojtesin e fundit, por topi gjeti Stankovicin qe u bllokua ne goditje. Kater minuta me vone, Milito fitoi topin prane zones se Lacios dhe pasoi per Eto qe me nje goditje te fuqishme nuk arriti dot qe te realizonte golin e pare. Ne '19, ishte shansi i vetem per Lacion, ne pjesen e pare me ane te Zaretes, qe nuk perfitoi dot dhe humbi keshtu mundesine per te shenuar. Ne pjesen e pare te ndeshjes, zikalterit krijuan serish raste te tjera me protagonist Samuel Eto. Lucio rrezikoi ne nje rast tjeter, por me fillimin e pjeses se dyte te ndeshjes, u krijua pershtypja se te besuarit e trajneri Hoze Murinjo do ta kishin me te lehte fitoren. Interi shtoi agresivitetin ne 15 minutat e para te ndeshjes dhe Lacio arriti ta ndeshkonte me ane te nje goditje denimi, ne rastin e pare, qe i krijua para portes. Kolorav goditi dhe topi pas perplaset ne murin e zikalterve, por gjeti Matuzalemin te lire, qe ne dy kohe e dergoi ne rrjete. Fituesit e Kupes se Italise gjeten edhe golin e dyte, nje minute me vone dhe te fitores, duke siguruar nga Kina nje trofe te rendesishem, qe ishte edhe i pari per kete sezon.

Stadiumi

Superkupa e Italise mes Interit dhe Lacios eshte zhvilluar per here te pare ne stadiumin Kombetar te Pekinit, ne Kine. Federata Italiane e Futbolli kishte nenshkruar nje marreveshje me kinezet, nje vit me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›