Malindi dhe Bicaj, me bardheblute
Enco Malindi dhe Ditmar Bicaj ishin emrat e rinj te Tiranes, ne ndeshjen e djeshme miqesore, nga merkatoja. Dy lojtare ende nuk kane marre pergjigjen e fundit per te nenshkruar kontratat e reja, por sipas drejtuesve te Tiranes jane ne planet e se ardhmes. Malindi ka qene me pare pjese e Partizanit dhe kaloi ne kampionatin bullgar, per t'u rikthyer serish, me shpresen qe te bashkohet per edicionin tjeter me bardheblute. Sakaq, Bicaj e nisi karrieren te Dinamo dhe pas largimit per nje sezon eshte rikthyer serish ne kryeqytet, shume prane nenshkrimit te kontrates me Tiranen.