Hyka ne stol, shijon ndeshjen e pare
Jahmir Hyka e nisi nga stoli, pa luajtur asnje minute, ne ndeshjen e pare te Bundesliges gjermane. Mainci shenoi nje barazim dhe rezultati eshte cilesuar pozitiv, pasi kjo skuader perbehet kryesisht me lojtare te rinj, sic eshte edhe Hyka. Trajneri i ri i Mainc '05, e perfshiu mesfushorin shqiptar ne listen e te grumbulluarve per ndeshjen me Bajer Leverkusenin qe perfundoi ne barazim 2-2. Ndryshe nga nje sezon me pare ku lojtari mbetej edhe jashte stolit, Hyka pritet qe te aktivizohet ne javet e metejshme. Per Hanoverin pritej mungesa e Altin Lales, per shkak te demtimit.