E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo ben show-n e radhes Sulmohem nga burracake

Tekniku i Realit nje dite para ndeshjes me Malagen sulmoi Federaten Spanjolle te Futbollit per kalendarin si dhe nuk ngurroi qe te polemizonte me Pelegrinin

Per spanjollet qe dashurojne futbollin dhe spektaklin dita e djeshme ishte nje dite mjaft e vecante. Protagoniste te ketij show ishin tekniket e dy prej ekipeve me te mira ne Gadishullin Iberik Pep Guardiola dhe Hoze Murinjo. I pari ishte ne qender te vemendjes pasi udhetoi drejt Valencias ne Mestalla Barca e luajti mbreme takimin e radhes ne La Liga edhe pse ishte me dhimbje shpine. Nderkohe sa i perket portugezit duhet thene se ka nxehur mjaft atmosferen ne Valdebebas pasi ne konferencen per shtyp qe mbajti dje i tha nje gazetari te Publico se ishte hipokrit dhe me pas u pendua duke i kerkuar falje tri here radhazi.

Burracaket dhe thesi i boksit

Gjate konferences per shtyp Murinjo kishte per te tere ata qe nuk shikojne boten sipas syve te tij. Portugezi la te kuptohej se lufta e ftohte midis Realit dhe Barces ende nuk ka mbaruar. Une nuk u ankova per kalendarin pas barazimit me Deportivon pra pas nje rezultati negativ. Une isha ankuar kohe me pare dhe ai qe tregon te kunderten eshte genjeshtar. Ne sot jetojme ne nje bote paksa hipokrite. Vetem tani na doli kalendari i fundjaves. Barcelona te marten e ardhshme do te luaje me Arsenalin ne shtepi nderkohe qe te dielen do te luaje ne Sevilje. Nderkohe qe Valencia qe do te luaje te merkuren do te luaje te shtunen ne Saragoze. Pra Barcelona qe luajti te dielen ne darke do te zbrese sonte dje ne fushe per te sfiduar Valencian qe luajti te dielen. Prandaj une ju them nese doni te beheni hipokrite eshte problemi juaj une nuk dua te etiketohem si i tille. Une preferoj qe te kthehem ne nje thes boksi dhe te goditem nga te gjithe burracaket e mbledhur se bashku. Une jam lindur dhe rritur me kete fryme une nuk kam frike te them te verteten. Tani e di shume mire se neser nje bande burracakesh do te filloje qe te me sulmoje por une do te ec ne rrugen time.

Diferenca

Sot ne Bernabeu do te vije Malaga e Pelegrinit. Malaga e kilianit do te jete rivali i ardhshem i Realit ne kampionat dhe deklaratave te Pelegrinit se nje sezon me pare Reali i tij kishte me shume pike se ai i Murinjos portugezi iu pergjigj Dua tju them dy te verteta. Pa dyshim qe nuk mund te them asgje per sa i perket renditjes se Realit nje vit me pare. Por nga ana tjeter dua tju kujtoj se ai Real ishte eliminuar qe ne fazen e pare nga Kupa e Mbretit nderkohe qe ne Ligen e Kampioneve do te luante takimin e dyte pas humbjes qe pesoi ne Lion. Pas ketyre fakteve dua tju them se une ndryshe nga Pelegrini nese nje dite me largojne nga Reali kurre nuk do te stervitja Malagen. Nese me largojne une do te shkoj te stervit ndonje ekip ne Angli ose ne Itali. Nga ana tjeter pas ketyre deklaratave tekniku kilian nuk preferoi qe ti kunderpergjigjej Murinjos edhe pse nga ana e vet ka shifrat. Nen drejtimin e Pelegrinit Reali beri vjet zezonin me te mire pasi perfundoi kampionatin ne vendin e dyte me 96 pike te grumbulluara. Reali i vjetshem gjithashtu shenoi plot 102 gola ne La Liga. Shifra keto qe vetem Barca mundi ti thyente blaugranet moren vendin e pare me 99 pike te grumbulluara.

Kaka kerkon kohe

Me tej Murinjo foli edhe per Kakane. Tekniku portugez nuk kerkoi qe te komentonte pranine e Bosko Leites babai i numrit tete madrilen ne San Siro gjate ndeshjes Milan-Napoli. Kur u kthye Kakaja folem per nje demtim qe e mbajti jashte fushave per 6 muaj. Por ne fakt duhet te flisnim per nje demtim qe ne te vertete e vuajti per 18 muaj. Them keshtu pasi prej nje viti e gjysme Kaka nuk eshte ne formen e tij me te mire vetem per faj te problemeve fizike. Ai ka luajtur me dhimbje. Ai ka pasur problem nje hernie qe pasi u kurua nuk u mendua per konsekuencat qe do te linte ne gju. Kaka ka vuajtur prej shume kohesh. Se bashku me te ka vuajtur edhe talenti i tij po ashtu edhe loja e tij. Une e di qe per te nuk eshte nje situate shume e lehte. Kur ai u rikuperua nuk mendoja se do te rikthehej menjehere ne nivelet kur luante me Milanin fitoi edhe Topin e Arte. Tani per tani ai po kalon nje proces normal natyral dhe te veshtire. Kaka gjithmone stervitet shume mire dhe kur zbret ne fushe kerkon te jape maksimumin. Ne disa ndeshje ka shfaqur nje futboll te mire prandaj une dua qe ti jap mbeshtetjen time. Une do ti jap mundesine qe ai te rikuperohet dhe te permiresohet edhe me shume. Ai eshte nje lojtaret dhe person fantastik. Me te duhet te kemi durim dhe ta leme qe te punoje. Nga ana ime ai nuk do te kete presion - tha Murinjo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›