E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqiperise pa surpriza vetem gola dhe shume vuajtje

Dinamo siguroi kualifikimin vetem pas penaltive mundi shkumbinin 9-8. Tirana shkaterroi Bylisin ne Selman Stermasi 2-1

Dje u percaktuan kater ekipet gjysmefinaliste te Kupes se Shqiperise. Keshtu Tirana Besa Vllaznia dhe Dinamo siguruan nga nje bilete per ne katershen me te mire te ketij edicioni. Ndeshja qe dhuroi me shume emocione ishte ajo qe u luajt ne Qemal Stafa ku blute u kualifikuan pas nje serie te gjate penalltish. Ciftet gjysmefinaliste do te percaktohen nga shorti i lire qe do te hidhet ne ditet e ardhshme nga FSHF-ja.

Vllaznia shtang Lacin Besa i falet 90 te pare

Vllaznia beri cudine dje ne Lac. Shkodranet pasi kishin fituar ndeshjen e pare 2-0 siguruan kualifikimin me nje fitore bindese 4-2. Dy gola te Sukajt kane qene vendimtare teksa kuqeblute kane permbysur dizavantazhin fillestar per te shenuar kater here. Dragicevic realizoi golin e pare te takimit por Vllaznia e mbylli pjesen e pare ne avantazh me gola te Shubines dhe Sukajt. Lacianet ngushtuan momentalisht shifrat me Milen qe transformoi ne gol nje 11-metersh per te pesuar me pas presionin e shkodraneve qe shenuan edhe dy here te tjera fillimisht me Vajushin qe perfiton nga nje gabim i mbrojtjes dhe me pas me Sukajn qe shenoi nga pika e bardhe e 11-metershit. Ndekrohe qe ne cerekfinalen e tjeter ate te zhvilluar ne Kavaje Besa mundi te kaloje fale rezultati te arritur dy jave me pare ne korrce Skenderbeu u mund 3-1. Vendasit kaluan te paret ne avantazh me Shametin ne minuten e 2-te por korcaret barazuan brenda pjeses se pare. Goli u shenua nga Shkembi me 11-metersh. Me pas Kavajasit gjeten serish avantazhin fale Dos Santosit ne minuten e 58-te. Korcaret reaguan dhe gjeten golin e barazimit me Muzaken por pa mundur te bejne me shume.

Tirana permbys Bylisin Dinamo tremb tifozet

Ne Selman Stermasi Tirana eshte rikthyer perseri tek goli duke shenuar plot 5 te tille kunder ballshioteve e duke permbysur keshtu humbjen 2-1 te pesuar ne Ballsh ne takimin e pare. Ky ishte nje rezultat qe i siguron bardhebluve kualifikimin per ne fazen tjeter te Kupes se Shqiperise nje trofe qe mund te shpetoje sezonin e bardhebluve. Vendasit realizuan dy gola ne pjesen e pare me ane te Dushkut dhe Pejicit duke treguar qarte dominimin. Ne pjesen e dyte erdhen me pas edhe tre golat e tjere me autore Gvozdenovic 66 Hyka 68 dhe Lila 73. Per ballshiotet golin e nderit erdhi ne minutat shtese me nje penallti te realizuar nga Dimo. Nderkohe qe ne takimin e dyte qe u zhvillua ne kryeqytet Dinamo fitoi nje bilete per ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise pas nje ndeshjeje dramatike me Shkumbinin te fituar vetem ne gjuajtjet e 11-ta te penalltive. Ne ndeshjen e luajtur ne Qemal Stafa miqte nga Peqini kaluan te paret ne avantazh fale nje golit te Gerbovicit ne minuten e 15-te. Me tej Dinamo u pergjigj me dy gola ne pjesen e dyte. Ne fillim ishte Orelesi qe ndezi shpresat e dinamoviteve ne minuten e 62- kur shenoi me nje gjuajtje nga distanca. Ne te njejten menyre ka qene Sekseri ai qe ka shkundur rrjeten ne minuten e 4-t shtese duke realizuar nje gol te shkelqyer. Pas fitores se Shkumbinit 2-1 ne fushen e tij ndeshja shkoi me kohe shtese dhe Dinamo u kualifikua me rezultatin 9-8 ne gjuajtjen e penalltive.

Kupa e Shqiperise

Cerekfinalet ndeshjet e kthimit

Tirana ndash Bylis 5-1 1-2

Dushku 15 Pejic 35 Gvozdenovic 66prime Hyka 68 Lila 73/Dimo 91 11m

Besa ndash Skenderbeu 2-2 3-1

Shameti 2 Dos Santos 58/ Shkembi 38 11m Muzaka 67

Laci ndash Vllaznia 2-4 0-2

Dragicevic 17 Mile 55 11m/ Shtubina 30 Vajushi 49 Sukaj 36 93 11m

Dinamo ndash Shkumbini 2-1 1-2 Penallti 9-8

Orelesi 62 Sekseri 94/Gerbovic 15

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›