Keita refuzoi Realin për Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës Seydu Keita ka bërë të ditur se kishte refuzuar një ofertë nga Real Madridi për të nënshkruar për gjigantin katalan.
Keita është bërë anëtar i rëndësishëm në ekipin e Pep Guardiolas pas transferimit nga Sevilla më 2008.
“Barcelona kishte kaluar tre vite të komplikuara. Shumë njerëz më këshillonin të mos nënshkruaj për ta. Kam kontaktuar me Real Madridin por edhe Juventusin dhe të dy këto klube më ofruan më tepër para. Por, i kisha dhënë fjalën (aso kohe drejtorit teknik të Barcelonës) Txiki Begiristain dhe e mbajta atë”, deklaroi Keita për L’Equipe.