E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavlyuchenko në Lokomotiv Moskë

Sulmuesi rus Roman Pavlyuchenko ka kompletuat transferimin e tij nga Tottenham Hotspur te Lokomotiv Moska duke nënshkruar kontratë afatgjate me klubin nga Premierliga ruse.

Marrëveshja është e vlefshme për tri vite e gjysmë, ka njoftuar Lokomotiva nëpërmjet një komunikate për uebfaqen zyrtare të klubit.

Detajet financiare të transferimit nuk janë bërë të ditura por mediet angleze njoftuan se Lokomotiva pagoi 8 milionë euro për Pavlyuchenkon i cili e kishte të vështirë të adaptohet në Premierligë pas ardhjes më 2008 nga Spartak Moska.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›