E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Mourinhon deri në vdekje

Mesfushori i Real Madridit Esteban Granero ka deklaruar se skuadra e përkrahë “deri në vdekje” trajnerin Jose Mourinho.

Strategu portugez është kritikuar gjatë muajit të kaluar pas eliminimit të skuadrës nga Copa del Rey. Por, Granero ka mohuar përçarjet në kampin madrilen.

“Mourinho është shumë i veçantë për mënyrën si krijon raport të afërt me futbollistët. Ai ka një lidhje të fuqishme me futbollistët dhe na bënë të jemi në krye. Ne e përcjellim atë deri në vdekje dhe shkojmë në rrugën e njëjtë”, deklaroi Granero për uebfaqen e bwin.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›