Transferimi i studimeve ne UT, shtyhet deri me 24 shtator Luljeta Ndoka
Te gjithe ata qe duan t'i transferojne studimet ne Universitetin e Tiranes dhe kane menduar se afati ka skaduar qe me 17 shtator sikurse ishte shpallur, kane edhe 3 dite kohe per te dorezuar dokumentet. Ata duhet te bejne nje kerkese me shkrim, si dhe te paraqiten ne rektoratin e ketij universiteti, per t'i dorezuar personalisht dokumentet. Sipas burimeve nga Universiteti i Tiranes, studentet kane kohe deri me 24 gusht per te realizuar endrren e tyre per te studiuar ne UT. Ata mund te vijne nga universitetet private apo nga universitete te tjera publike, dhe mund te kerkojne transferim brenda te njejtit program studimi. Rregullorja e re per transferimin e studimeve, percakton se aplikimi per transferim studimesh ne Universitetin e Tiranes do te behet individualisht, prane zyres se protokollit ne Rektoratin e UT-se. Pra, nuk eshte e nevojshme qe te merret leje nga institucionet ku studiojne apo te percillen zyrtarisht nga keto institucione. Pranimi i dokumentacionit per aplikim per transferim studimesh do te behet deri ne date 24 shtator 2012. Per aplikim per transferimin e studimeve ne Universitetin e Tiranes, duhet te dorezohen nje sere dokumentesh. Behet fjale per dokumentin: Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti, plani dhe programi i studimit, lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara (ne forme zyrtare me firme dhe me vule), kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme. Per institucionet e arsimit te larte jashte vendit, dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi. Sipas udhezimit te Rektoratit te Universitetit te Tiranes, te gjithe dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara. Gjithashtu, kerkohet edhe nje fotokopje e kartes se identitetit, si dhe mandat arketimi. Sikur mesohet, deri tani ne fakultetet e Universitetit te Tiranes jane depozituar qindra kerkesa nga studente, te cilet aktualisht figurojne me studime ne Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik. Sipas burimeve nga Rektorati i UT-se, kerkesat vijne gjithnje e me shume ne rritje, dhe kjo e ul mundesine qe te sistemohen te gjithe. "Gjithcka e kane ne dore fakultetet, nisur nga kapacitetet qe kane. Nese kemi mundesi te marrim studente nga privati, atehere nuk kemi pse te mos e bejme nje gje te tille", - thone drejtues te fakulteteve te ndryshme te Universiteteve te Tiranes. Sikurse behet e ditur, aktualisht kerkesat po shqyrtohen nga keshillat e fakulteteve. Kesisoj, ende nuk behet e ditur nese kjo kategori studentesh do t'i nenshtrohet ndonje provimi shtese, duke qene se kurrikulat dhe programet lendore te institucioneve te Arsimit te Larte Jopublik, nuk jane krejt te njejta me privatin.
Dokumentet:
Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti
Plani dhe programi i studimit
Lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara
Kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme
Per institucionet e arsimit te larte jashte vendit, dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi
Te gjithe dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara.
Fotokopje e kartes se identitetit
Mandat arketimi
Dokumentet:
Formulari i aplikimit per transferim studimesh, i plotesuar nga aplikanti
Plani dhe programi i studimit
Lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara
Kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme
Per institucionet e arsimit te larte jashte vendit, dokumentacioni i dorezuar duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi
Te gjithe dokumentet duhet te jene origjinale ose te noterizuara.
Fotokopje e kartes se identitetit
Mandat arketimi