Hungaria: Shqiperia, duhet vleresuar per prodhimet bujqesore
"Eshte per t'u vleresuar fakti qe Shqiperia ne vitet e fundit ka njohur vetem rritje te prodhimit bujqesor, zhvillim ky qe nuk vihet re ne shume vende te rajonit dhe botes". Nje fakt te tille e ka bere me dije dje ministri hungarez i Zhvillimit Rural, Sándor Fazekas, gjate nje takimi me ministrin e Bujqesise, Genc Ruli. Duke shtuar, se shifrat per kete dukuri jane shume interesante dhe tregojne se bujqesia eshte sektor me potenciale te medha. "Kemi ardhur ne Shqiperi me qellime te qarta, per te rritur bashkepunimin dhe per te investuar ne fusha te ndryshme, si ne bujqesi. Deshiroj qe shume investitore hungareze te jene prezent ne Shqiperi. Shikojme mundesi investimi ne shume sektore", - tha me tej ministri hungarez. Ndersa beri me dije gjithashtu se brenda pak javesh, do te nenshkruhet edhe marreveshja per tregtine, bursat e studimit dhe sigurine ushqimore mes dy vendeve tona. Nga ana e tij, ministri Ruli ka bere me dije se me homologun hungarez,
eshte biseduar per bashkepunim ne programet e ndryshme bujqesore, per permiresimin e kuadrit ligjor, per rritjen e shkembimeve tregtare dhe bashkepunim ne sektore te tjere. Dhe se u tha gjithashtu se qeveria dhe sektori privat hungarez eshte me se i interesuar per te gjetur mundesi te reja per te investuar dhe per te gjetur partnere per te bashkepunuar ne sektorin privat.