E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muriqi: Gati për sfidën me Uds

Elvir Muriqi është i gatshëm për përballjen e 31 janarit kundër anglezit Klinton Uds.

Boksieri kosovar beson te fitorja, një rezultat që do t’i hapë rrugën për titullin IBF. Sipas tij, diktati i boksierëve si Uds, Roi Xhons Jr. dhe Antonio Tarver po “perëndon”.

“Jam i gatshëm për ty”, ka thënë boksieri kosovar me nënshtetësi amerikane, duke i hedhur rivalit “dorashkën e sfidës”. “Kosova Kid” nuk i fsheh ambiciet për të arritur te brezi i kampionit, që aktualisht mbahet nga Çad Dovson. 28-vjeçari, i cili ndodhet në vendin e 13-të në renditjen e IBF-së, shtoi më tej: “Dëshiroja të harroja humbjen e diskutueshme me Antonio Tarverin. Koha ime po vjen, ndërsa e Uds, Xhons Jr. dhe Tarverit po ikën. Kjo sfidë do të tregojë se cili boksier e meriton vërtet të jetë kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›