Murphy: Marrëveshja Clinton-Jahjaga, jo një trillim
Marrëveshja për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, e nënshkruar ndërmjet Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga është marrëveshje shumë e mirë.
Ky ka qënë konfirmi i dhënë nga Zëvendësambasadori amerikan në Prishtinë, Michael Murphy, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë zërat, se kjo marrëveshje është “falsifikim i historisë”.
“Mendoj se është e mirë ajo që qeveria amerikane ka bërë për të ruajtur trashëgiminë kulturore të serbëve në Kosovë, përfshirë manastiret e Graçanicës, Deçanit dhe Patriarkanën e Pejës”, tha më tej Murphy.