Murray akuzohet për vrasje pa paramendim

Ish doktori i Michael Jackson, Conrad Murray, është akuzuar për vrasje pa paramendim që shkaktoj atakun në zemër të Mbretit të Popit në qershorin e vitit të kaluar.
Akuza që u shpalos të hënën thotë se Dr Murray “ka vepruar në mënyrë të paligjshme, dhe pa mëri ka vrarë Michael Joseph Jackson duke shkaktuar një akt të jashtëligjshëm, duke mos menduar për një krim; dhe recepti i tij ka shkaktuar vdekjen e tij, në një mënyrë të keqe por pa qenë shkaktar i ndonjë inati në asnjë rrethanë”.
Murray ishte paraparë që të del në gjyq sonte vonë – dhe nëse shpallet i fajshëm Murray do të përballet me maksimum katër vjet burg, ka shkruar gazeta “Entertainment Tonight”.