Murrizi: Ja pazari i pistë që u votua në 2017 për vetingun e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve

Ish- deputeti i PD-së, Myslym Murrizi deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se disa ditë para zgjedhjeve të 2017 janë votuar me 100 vota pro disa nga trupa vetinguse duke e kthyer në një pazar të pistë.
Për më tepër Murrizi u shpreh se ka pasur të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike të cilët kanë dashur ta bëjnë “pis” parlamentin me mendimin se nuk do të funksiononte. Ish- deputeti i PD-së tha gjithashtu se 31 persona të cilët janë me precedentë penal kanë vetinguar trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Në 18 qershor të 2017, 7 ditë para zgjedhjeve që kam dal deputet është mbledh parlamenti në seance të jashtëzakonshme dhe ka votuar me 55 vota të opozitës dhe 45 të Ramës 100 vota pro, 2 kundra dhe 5 abstenim trupën me fëlliqësirë vetinguse dhe me të drejtë Hysi i ka thënë ku po i çojnë këto, ka pasur deputët të PS dhe PD që kanë thënë ‘le ta bëjmë pak pis’ se ska për të funksionuar. 4 prej tyre janë dënuar kanë ik nga Vettingu. E dini ju kush e ka vetinguar trupën prej 800 gjyqtarësh dhe prokurorë? 31 llume të shoqërisë shqiptare, të gjithë me precedent penal”, u shpreh Murrizi.
/rtsh.al/