E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, zbulohet fasada e restauruar e Muzeut Historik Kombëtar

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka prezantuar përfundimin e restaurimit të plotë të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri thekson se ndërhyrja e realizuar në fasadë garanton ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës.

Sipas tij, ky restaurim i hap rrugën fazave të mëtejshme të përforcimit të strukturës dhe rikonceptimit të muzeut.

 “Kjo shënon një moment të rëndësishëm në procesin kompleks të rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së II-të. Pas përfundimit të restaurimit të mozaikut monumental në kuadër të projektit të parë të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, tashmë finalizohet edhe ndërhyrja në të gjithë fasadën, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkitektonike të godinës dhe duke hapur rrugën për vijimin e fazave të mëtejshme të përforcimit struktural, rimuzealizimit dhe rikonceptimit të institucionit”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›