E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musharaf kthehet në Pakistan?

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, paralajmëron kthimin në Pakistan, për t’u bërë gati për zgjedhje. Ndërkaq, sfida e parë e tij mund të jetë shmangia nga arrestimi.

Prokurorët e shtetit kanë deklaruar se ata po planifikonin kapjen e ish-shefit të ushtrisë, nën akuzat se ai nuk arriti të ofrojë siguri për ish-kryeministren, Benazir Buto, para vrasjes së saj në vitin 2008.

Ai u ka bërë të ditur mijëra përkrahësve në Karachi, se do të kthehet në Pakistan ndërmjet datave 27 dhe 30 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›