E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dhe Venezuela sfidojnë SHBA-në

Irani dhe Venezuela po sfidojnë thirrjet e SHBA-së, për të shmangur lidhjet mes tyre. Në kulmin e konfliktit me SHBA-në, presidenti iranian ka nisur turneun e tij 5 ditor në disa vende ku drejtojnë qeveri të majta në Amerikën Latine, duke u ndalur në Venezuelë në përpjekje për të siguruar miq kundër Perëndimit.

Mahmoud Ahmedinejad dhe Hugo Cavez, dy krerët e shteteve, në mënyrë demonstrative u shprehën për një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve.

Pas Venezuelës, Ahmadinejad do të vijojë turneun në Nikaragua, Kubë dhe në Ekuador.

Irani shpreson në marrëdhënie të reja tregtare, në mënyrë që të zbusë sanksionet e mëtejshme, për të cilat ka bërë të ditur bashkësia ndërkombëtare në kuadër të konfliktit bërthamor me Teheranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›