E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, ndërron jetë presidenti i Guiena Bisaut

Ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak të Parisit, presidenti i Guinea Bisaut, Malam Bakaj Sanja.

Sipas kabinetit të tij Bakaj Sanja ishte shtruar në këtë institucion pak kohë para Krishtlindjeve katolike.
Ndonëse natyra e sëmundjes së tij kurrë nuk është bërë publike, zyrtarët francezë kishin deklaruar se ai “ishte në gjendje kome prej disa kohësh”.

Bakaj Sanja në vitin 2009 është zgjedhur presidenti i Guinea Bisaut shtetit që dikur ka qenë koloni portugeze, ndërsa pavarësinë e ka shpallur në vitin 1974. Guinea Bisau gjendet në Afrikën perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›