E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mushkonja edhe në dimër? Çpo ndodh në Shqipëri?

Eglantina Bardhi

Mushkonja në shtëpi, megjithëse dimri ka hyrë. Duket se shprehja iku vapa me gushtin, nuk ka më vlerë. Një gjë e tillë duket shumë qartë kur pavarësisht datës (sot 15 dhjetor), ende nuk janë veshur xhupat e trashë dhe në të gjithë vendin reshjet janë ndier vetëm pak ditë.

Që klima ka ndryshuar, këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Dhe jo vetëm. Është ndier nga gjithkush. Sëmundjet dhe dëmet në mjedis janë ato që e bëjnë akoma edhe më të prekshme një gjë të tillë.

Rritja e temperaturës mesatare në 30 vitet e fundit në Shqipëri është një sinjalqë duhet të paralajmërojë të gjithë në lidhje me kërcënimin e madh të ndryshimit të klimës. Një gjë e tillë u deklarua nga kryetari i komitetit bashkërendues të projektit Klima dhe Shëndeti, Gazment Bejtja, i cili shpjegoi se rritja e temperaturave do të vazhdojë, ndërkohë që reshjet do të jenë gjithnjë e më të pakta.

Çpo ndodh

Ngjarje ekstreme të motit janë duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta në Shqipëri dhe parashikimet për të ardhmen, janë edhe më të këqija. Ndryshimi i klimës ka sjellë dimër më të butë, duke favorizuar rritjen e bimëve tropikale edhe në Shqipëri, çka ka bërë të mundur që mushkonjat të shfaqen në lartësi mbi 400-500 m mbi nivelin e detit (mushkonjat përpara viteve 1990 kanë qenë të pranishme vetëm në lartësi më të ulëta). Shqipëria është bërë kështu subjekt i shpërthimeve të mundshme të sëmundjeve të tilla, si: ethet tropikale, malaria dhe sëmundjeve të tjera të origjinës tropikale, thekson Bejtja.

Në këtë mënyrë efektet e ndryshimeve klimaterike kanë filluar të bëhen të dukshme për syrin edhe në Shqipëri, ku vija bregdetare sipas specialistëve është zhvendosur në brendësi të tokës, me një gjatësi mesatare prej 50 metrash duke shkatërruar bimësinë, bregdetin e shfrytëzueshëm për turizëm, si dhe duke kënetizuar sipërfaqe të mëdha toke. Ne disa rajone, futja e detit në toka është shumë e madhe duke kërcënuar seriozisht zonat e banuara. Ky ndryshim gjeografik ka sjellë shfaqjen e mushkonjave dhe sëmundjeve infektive që përhapen përmes këtij insekti, siç janë ethet hemorragjike apo ethet e Nilit. Të gjitha këto ndryshime, si: ngrohja ekstreme, thatësira, zjarret, stuhitë, përmbytjet ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.

Ndotja dhe vdekjet

Një ndër elementet kryesore të ndryshime klimaterike është ndotja, ku parametrat e vendit tonë janë 2-3 herë më të larta se rekomandimet e BE-së. “Jemi në nivele mjaft të larta. Përmbajtja e grimcave më të vogla, por edhe në qytete të tjera të mëdha, me të dhënat e fundit të katër stacioneve të tjera, është në nivele rreth dy herë mbi normat e lejuara. Këto jo vetëm janë të rrezikshme, por shkaktojnë rreth 500 vdekje mbi numrin e zakonshëm të vdekjeve”, thotë Agron Deliu specialist në Institutin e Shëndetit Publik.
Moti ekstrem

Zonat e lagështa ka të ngjarë të bëhen më të lagështa, me episode më të shpeshta të përmbytjeve, ndërsa zonat e thata mund të bëhen më të thata, me periudha më të gjata thatësire që çon në një rrezik në rritje të shkretëtirëzimit. Sipas specialistëve në përgjithësi, gjasat e stuhive do të rriten, duke qenë se ka gjithnjë e më shumë nxehtësi dhe lagështirë në atmosferë. Ngjarjet ekstreme të motit përfshijnë thatësirat, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të lidhura me to, stuhitë, ciklonet, dallgët e mëdha të detit dhe bregdetit, valët e të nxehtit dhe goditjet e të ftohtit. Sipas specialistëve në përgjithësi, gjasat e stuhive do të rriten duke qenë se ka gjithnjë e më shumë nxehtësi dhe lagështirë në atmosferë.

Ngrohja ekstreme, thatësira dhe zjarret në shkallë të gjerë, stuhitë, përmbytjet, si dhe manifestime të tjera të ndryshimeve klimaterike do të ndryshojnë incidencën dhe ashpërsinë e alergjive, dermatiteve atopike dhe astmës, pohon Pëllumb Pipero, një ndër anëtarët e grupit të punës për projektin Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike duke shtuar se Shqipëria është më e prirur ndaj përmbytjeve dhe shkarjet që lidhen me to, stuhitë, valët e të nxehtit dhe goditjet e të ftohtit. Ndryshimet klimatike pritet të shkaktojnë dhe rrisin fatkeqësitë, si dhe të përkeqësojnë cenueshmëritë ekzistuese.

Të varfrit, më të prekur

Por ashtu si çdo gjë tjetër, edhe ndryshimet klimaterike pritet që të parët që do të preken janë pikërisht ata me të ardhura më të ulëta. Njerëzit e varfër dhe komunitetet që kanë shumë pak qasje në skemat e përshtatjes janë të prirur të kërkojnë ndihmë emergjente humanitare, pasi ata përballen me një frekuencë dhe intensitet të rritur të rreziqeve që lidhen me motin. Ndërsa është i pamundur parandalimi i ndodhjes së ngjarjeve natyrore, duhet të reduktohet cenueshmëria e atyre popullatave që jetojnë në zonat e prirura ndaj katastrofës.

Valët e të nxehtit

Nxehtësia e tepërt paraqet një kërcënim serioz për të gjithë popullsinë, por grupe të veçanta janë më të ndjeshme për shkak të një përgjigje të dëmtuar fiziologjike ose të sjelljes. Këto grupe përfshijnë të moshuarit dhe mundësisht të gjithë individët që kanë një aftësi të reduktuar për t’u kujdesur për veten e tyre, të tillë si fëmijët e vegjël dhe me aftësi të kufizuara, ata me sëmundje para-ekzistuese kardiovaskulare, respiratore dhe të veshkave, diabetit, çrregullime neurologjike dhe sëmundje psikiatrike. Ngjarjet e motit ekstrem kanë efekte shëndetësore të drejtpërdrejta dhe të tërthorta tek njerëzit dhe kosto indirekte për ekonominë.

Thatësira dhe zjarret

Thatësirat zakonisht ndodhin gjatë periudhës së verës. Pyjet shqiptare janë të prirur ndaj zjarreve, sidomos gjatë fundit të pranverës dhe muajve të nxehtë dhe të thatë të verës. Shkaqet kryesore të zjarreve në pyje në Shqipëri janë të karakterit antropogjen (pakujdesi njerëzore, djegie e shkurreve nga barinjtë etj, dhe në një shkallë më të vogël, zjarre të qëllimshme ose kriminale) dhe shkaqe natyrore (rrufetë). Pjesa më e madhe e dëmeve prek pyjet halorë. Keqpërdorimi i zjarreve nga njerëzit (shoqëruar nga shpyllëzimet, si dhe mosmarrja e masave parandaluese gjatë viteve të fundit) dhe praktikat për pastrimin e kullotave përbëjnë shkaqet më të mëdha për dëmtimin e pyjeve.

Strategjia për ndryshimet klimaterike

Përforcimi i shërbimeve shëndetësore është shumë i rëndësishëm për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri. Sipas shefit të OBSH-së në Shqipëri,Vasil Miho,kyështë qëllimi i kësaj strategjie, duke shtuar se është shumë i rëndësishëm edhe inkurajimi i sjelljeve të shëndetshme dhe energji-eficiente në të gjitha mjediset dhe dhënien e informacionit dhe mundësive për ndërhyrje në zbutjen dhe përshtatjen, me një fokus të veçantë në grupet e cenueshme përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik.

Sipas tij, për të arritur këtë qëllim ndër objektivat kryesore është ndërgjegjësimi i publikut, përmirësimi i edukimit dhe ngritja

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›