Ai i çmendur ma vrau beben në krah
Para tre ditësh, Nordine Amrani, 33 vjeç, qëlloi në çmenduri e sipër mbi njerëzit duke shkaktuar pesë viktima, më pas vrau veten. Viktima më e re ishte Gabrieli, 17 muajsh. Ai vdiq në krahët e mamasë së tij, Olivias në Liezh të Belgjikës.
Pashë se si iu rrotulluan sytë, thotë Olivia Leblond. Ulërita, por nuk pashë që koka e tij ishte plagosur, sepse e kisha të shtrënguar në krah.
Donim të bëheshim të bukur, kisha dalë për pazar për Krishtlindje, shton ajo. Kur papritur sikur shpërtheu ferri.
Do doja të vdisja në vend të fëmijës tim, thotë Olivia.
Engjëlli i vogël i hodhi një vështrim të fundit mamasë me sytë e tij të bukur.
Familja Leblond ka edhe tre vajza. Gabrieli ishte djali që aq shumë kishin ëndërruar.
Të shtunën ai u ngrit në qiell. Motra e tij më e vogël, një vit më e madhe se ai, beson se ai akoma është në gjumë.