E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Liberalizimi i vizave, akt historik për Shqipërinë

15 dhjetori shënon një vit Shqipëri pa mure. Pikërisht një vit më parë qytetarët shqiptarë morën rrugët e Evropës pa pasur nevojë për të pritur më në rradhë të gjata dhe të përballeshin me burokraci pa fund.

Për këtë moment Berisha duke vlerësuar qytetarët shqiptarë për respektimin e liberalizimit të vizave e ka konsideruar këtë moment si shumë të rëndësishëm. Nga Univerisiteti i Arteve, kreu i ekzekutivit dha urimin e tij për të gjithë shqiptarët.
 

Marrja e vendimit për liberalizimin e vizave ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptar.

Të gjithë mund të lëvizin të lirë të pajisur vetëm me pasaportë biometrike në të 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo sigurisht vlen vetëm për hapësirën kohore të tre muajve, pasi të gjithë ata që u duhet të qëndrojnë më shumë se 90 ditë do të duhen të marrin vizë në ambasadat e shteteve përkatëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›